Këtë vit Tapeti i Luleve në sheshin kryesor të Brukselit ishte dizenuar nga një ‘artiste rruge’ në një ndryshim madhor në eventin tradicional të krijuar me rreth 500,000 lule.
Tapeti gjigant 70 x 24-metra që u krijua mori formën finale sot, falë ndihmës së dhjetra vullnetarëve që punuan për orë të tëra në diellin e nxehtë.
Drejtuesja e bashkisë për kulturën e turizmin Delphine Houba, tha se tradita çdo dy-vjeçare kishte nevojë për një ndryshim sivjet.
“Tradita daton tashmë prej 50 vjetësh teksa çdo dy vjet sheshi Grand Place zbukurohet me këto lule shumë-ngjyrëshe, dhe sivjet dizajnin ia kërkuam një artisti rruge”.
“Kemi 500,000 lule që janë rregulluar këtu në Grand Place, shumë prej tyre janë ‘dalia’ rezistente dhe ruajnë gjatë ngjyrat e tyre. Ato prodhohen në Belgjikë dhe kjo është gjithashtu një mënyrë për të treguar edhe specialitetin tonë hortikulturor.”
“Lulet janë të gjitha të freskëta dhe pjesët e errëta të dizajnit i kemi mbushur me lëvore pemësh që edhe mund të ngjyrosen”.
Artistja ‘e rrugës’ Oceane Cornille, së cilës iu besua dizajni final i mozaikut të luleve, tha:
“U habita kur festivali më kontaktoi për të krijuar dizajnin me ‘art rruge’ pasi në përgjithësi është një Tapet Klasik, plot me traditë, simetri dhe elemente simbolike, por ata donin të shkëputeshin nga ky zakon dhe të sillnin elemente të reja”, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel