Vrasja në Pogradec, Berisha: Policia e narkoshtetit e vrau për së dyti, e fshehu ngjarjen vetëm se autori ishte i Rilindjes

12/08/2024 21:46

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë në Pogradec, ku Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej. 

Ish-kryeministri në një fjalim në ballkonin e banesës së tij tha se policia e vrau për së dyti 42-vjeçarin, “duke fshehur ngjarjen qëllimisht” dhe “duke përdhosur të vdekurin”.

“Çdo ditë që kalon në këtë vend është në avantazh të krimit, vrasjeve, makabriteteve dhe fshehjeve të tyre. Dje, një babai me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec. Por për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes. Dhe policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes”, tha Berisha.

Vrasja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA