Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren që Shqipëria mori në Lojërat Olimpike të 2024.
“Faleminderit kampion”, shkruan ai, duke iu drejtuar Chermen Akhsarbekovich Valiev, i cili fitoi mendaljen e Bronztë.
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë. Faleminderit kampion“, shkruan Rama.
“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar! Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”, reagoi Spiropali.
Top Channel