Një aksident i rënë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA