Pamjet/ Tymos puron, vë dorën në kokë dhe shpreh zhgënjimin, filmohet Sekretari i OMONIA-s pas fitores së Tavos

05/08/2024 10:44

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, njëherësh kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është filmuar pas shpalljes së fitores së Vangjel Tavos si kryetar bashkie, i cili doli mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Ai shihet duke qëndruar vetëm, tepër i mërzitur duke pirë puro. Pamja e tij reflekton zhgënjimin e madh që ka përjetuar nga këto zgjedhje, ku priste që fitues të ishte kandidati i opozitës Gjikuria.

Ditën e djeshme, Suli pas votimit në një nga shkollat e qytetit foli me emra duke akuzuar rivalët socialistë se kanë kërcënuar me jetë komisionerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht.

“Zgjedhjet duhet të kishin shkuar shumë më mirë në një vend demokratik. Jemi në situatën ku administrata rilindase pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër votimi të mos gjesh mbi 10 deri në 15 nënpunës shteti që bëjnë presion. Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. S’janë një palë zgjedhje demokratike, janë zgjedhje të sforcuara. I bëj thirrje të gjithë himarjotëve të shkojnë e të votojnë një orë e më parë. Të mos kenë frikë nga presionet e maskarenjve, të rrugeçërve dhe bandave. Në Vranisht komisionerin tonë Ilia Gjiçalin e kanë kërcënuar me jetë. Në shkollën te lagjja 1 Maj po ashtu e njëjta gjë. Nënpunës të administratës dhe anëtarë të këshillit bashkiak Vlorë na kanë kërcënuar komisonerët. I kemi referuar në polici. Këto do të jenë objekt dhe subjekt denoncimesh dhe kallëzimesh penale pas mbarimit të procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA