Mbi 50.000 të arrestuar që nga nisja e protestave në Bjellorusi, shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale

05/08/2024 11:41

Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.

Kështu tha Leonid Sudalenko, anëtar i qendrës bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna. Sudalenko po ashtu është ish i burgosur politik.

Sipas llogaritjeve të qendrës Vyasna, të paktën 5.472 persona janë dënuar për vepra penale, të motivuara politikisht, tha Sudalenko.

Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandr Lukashaneka, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve presidenciale./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA