Himara u zgjua e qetë këtë të hënë, ndërsa qytetarët iu rikthyen plazhit pasi mori fund saga e drejtimit të bashkisë.
Për banorët më shumë se sa emri i kryebashkiakut ka rëndësi puna që ai do bëjë.
“Siç ka bërë gjithë punët mirë në jetën e tij, ka bërë edhe këtu”; “Të gjitha mundësitë janë. Kushdo të punojë, punon”; “Për mua këtu duhet të ishte një himarjot, i bashkisë së Himarës, jo Tavo”; “Kur vajti 1500 vota, po të bësh krahasimin me 2013-ën, ato 2000 vota që mori ai tjetri, ishin të gjitha të paguara”, u shprehën disa qytetarë të Himarës.
E ndërsa Vangjel Tavo shtriu dorën e bashkëpunimit për kandidatin e tij Petro Gjikuria, përgjigjen nuk e ka marrë ende.
Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Marin Suli që një ditë më parë akuzoi rivalët socialistë se kanë kërcënuar me jetë komisionerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht, sot gjatë numërimit të votave të fundit u shfaq duke tymosur puro, ndërkohë që zyrat e OMONIA-s ishin të mbyllura.
Top Channel