FOTO/ Oficerja e forcave të armatosura zgjidhet Miss USA, mban fjalimin emiocionues: Si bijë e një punëtoreje emigrante…

05/08/2024 13:31

Alma Cooper nga Michigan, një oficere e ushtrisë amerikane, u shpall Miss USA të dielën, duke u bërë personi i tretë që mban titullin këtë vit pas dorëheqjes tronditëse të fitueses së vitit 2023.

22-vjeçarja, e cila ka një master në shkencën e të dhënave nga Universiteti i Stanfordit, mundi 50 konkurrente të tjera në një konkurs që përfshinte gara me rroba banje dhe fustane mbrëmjeje. Connor Perry nga Kentaki dhe Danika Christopherson nga Oklahoma u emëruan respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.

“Si bijë e një punëtoreje emigrante, një gruaje krenare afro latine dhe një oficere e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, unë po jetoj ëndrrën amerikane”, u tha ajo gjyqtarëve gjatë një seance pyetjesh dhe përgjigjesh në finalen e së dielës. “Nëse ka diçka që jeta ime dhe nëna ime më kanë mësuar, është se rrethanat tuaja nuk e përcaktojnë kurrë fatin tuaj: Ju mund ta bëni suksesin të arritshëm duke kërkuar përsosmëri.”

Cooper u kurorëzua në skenë nga titullarja e mëparshme, Savannah Gankiewicz nga Haëaii, e cila trashëgoi diademën në maj pasi Noelia Voigt e Utah dha dorëheqjen në rrethana shumë të diskutueshme.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA