Flamur Noka nga Himara hodhi akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me procesin e votimit për kryetarin e bashkisë, por pa fakte, pasi sipas tij faktet po mblidhen. Noka tha se nuk do ta njohin rezultatin, duke paralajmëruar kështu humbjen.
Ai tha se “sot ka qenë një ditë që himarjotët dhe shqiptarët kanë parë një farsë që ka nisur kohë më parë dhe përfundoi sot”.
Më tej ai shtoi se “Celibashi e pohoi me gojë që në Shqipëri kush fiton e vendos Rama. 6157 votuesve iu mohua e drejta për të votuar. Që këtu Rama e ka përcaktuar gjithçka”.
“Këtu ka të patën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë duke shantazhuar dhe kërcënuar”, shtoi ai më tej.
“E gjithë administrata është këtu, duke dhënë tapi, duke premtuar leje për hotel apo gjëra të tjera. Gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro. Të gjithë janë në terren, në fund do mblidhen provat”, tha ai.
Top Channel