25/12 23:46
Tenisti Novak Djokovic ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij.
Serbi, i cili u përball në një ndeshje të vështirë me Carlos Alcaraz, në sete të drejtpërdrejta (7-6 7-6) fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike. Sportisti mposhti spanjollin në rezultatin 2 me 0.
37-vjeçari pas ndeshjes shpërtheu në lot, ndërsa pas triumfit Djokovic u ul në gjunjë i përlotur dhe falënderoi publikun për mbështetjen në tribunë.
Ai më pas festoi në qendër të fushës me një flamur serb dhe përqafoi gruan e tij Jelena e fëmijët, Stefan dhe Tara.
Top Channel