“Janë akoma 18 video aktive në një faqe”, Curri në “Top Story” për qarkullimin e pamjeve intime: Kanë kapur festivalet, do nxjerrin të tjerat 01/10 08:20
Franko Burraj nuk arriti dot të shkonte më shumë se vendi i 8-të në raundin e parë të garës 100 metra për meshkuj, pasi u kualifikua si i dyti në baterinë e tretë në fazën para-eliminatore.
Atleti shqiptar arriti kohën e 10.6 sekondave, e pamjaftueshme për të arritur një nga tre vendet e para, në mënyrë që të avanconte për në gjysmëfinale dhe duke i dhënë lamtumirën “Paris 2024”.
Tashmë shpresat e Shqipërisë për një medalje në atletikë në këto Lojëra Olimpike janë te Luiza Gega, e cila do të garojë nesër në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra.
Top Channel