“Eminem” garon në Lojërat Olimpike 2024/ Atleti bëhet viral, shkak ngjashmëria e frikshme me reperin e njohur

03/08/2024 19:23

Harkëtari italian Mauro Nespoli është bërë viral në rrjetet sociale gjatë Lojërave Olimpike në Paris.

Pas daljes së 36-vjeçarit në lojë, pamjet e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Fansat e Lojërave Olimpike shkruan se Mauro u kujtonte shumë reperin e njohur amerikan Eminem.

“Eminemi nga Italia”, ishte fraza me të cilën shumë fansa bën shaka me postimet e tyre në platformën X.

Nespoli ka fituar medaljen e argjendtë individuale në Lojërat Olimpike Verore në Tokio 2020 dhe ka qenë anëtar i ekipeve italiane që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Verore 2008.

Nespoli dhe ekipi i tij humbën nga Franca në ndeshjen e së hënës në Paris. Ai do të garojë përsëri kundër Kanadasë të dielën, më 4 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA