Tragetet plot me turistë/ Gushti i pushuesve italianë, mbërrijnë sot 1500 pasagjerë në Vlorë
01/08/2024 15:13
Tragetet e linjës Brindisi -Vlorë janë të tejmbushur me pushues italianë që kanë zgjedhur këtë fillim-gushti të pushojnë në plazhet e jugut të Shqipërisë.
Më shumë se 1500 pasagjerë pritet që të mbërrijnë përgjatë gjithë ditës së sotme në kalatat e portit të Vlorës, ndërkohë që vetëm gjatë paradites mbërritën dy tragete.
Plazhet e bukura të jugut, thonë të rinjtë italianë javë vendi ideal për pushimet e tyre.
Autoritetet pranë portit të Vlorës thonë se ka një fluks të shtuar pasagjerësh që në nisje të këtij muaji.
Krahasuar me një vit më parë në këtë periudhë kanë mbërritur 700 pasagjerë më shumë në këtë port që është bërë gati të presë flukset e reja të turistëve.
Top Channel