33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror.
Sipas ministrisë së Brendshme, vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara. Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë.
Top Channel