Kaosi në votimin e ministrave në Parlament, zbulohet deputetja e PD që votoi disa herë për kolegët

31/07/2024 16:18

Ndryshimet në kabinet dhe kupolën drejtuese të Kuvendit u zhvilluan mes zhurmës dhe kaosit opozitar, të cilët tentuan të bllokojnë procesin e votimit, por pa sukses.

Socialistët i kishin votat të miratonin edhe pa opozitën lëvizjet e Edi Ramës ndaj nga rezultati nuk priteshin surpriza, por procesi i votimit nxori në dritë disa parregullsi të shkaktuara nga vetë demokratët. Në kohën kur Gazment Bardhi bllokonte me disa kolege foltoren, ai rezultonte në mënyrë absurde njëherësh votues. Kamerat e Kuvendit identifikuan shumë shpejt se në vend te tij, votonte deputetja Ori Nebiaj, që kishte marrë përsipër të shtypte kartën elektronike edhe për kolegët.

Kodi i sjelljes e konsideron një akt të tillë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit, por mesa duket opozitarët kanë vendosur të mbyllin sytë kur shkeljet i kryejnë ata vetë duke rrëzuar me një votim të thjeshtë në Parlament edhe kauzën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA