Macja më e madhe në botë është 1.2 m e gjatë dhe ka nevojë për karrocë për të ecur (fotot)

27/07/2024 21:22

Macja aktuale më e madhe në botë është aq gjigante sa disa nga përdoruesit ne rrjet besojnë se nuk është e vërtetë, thotë pronarja e saj.

Maçoku Barivel që jeton në Itali, është 120 cm i gjatë dhe ka vendosur rekordin botëror për gjatësinë e tij.

Pronarët e tij Edgar Scandurra e Cinzia Tinnirello, thonë se Barivel ishte maçoku i përkryer për familjen e tyre.

Edgar thotë: “Është pak i turpshëm, ndoshta naqë kur njerëzit e shikojnë tremben, por për ne është një dhuratë e madhe”.

Barivel ka lindur në shtator 2016 – dhe theu rekordin në 2018, kur ishte vetëm dy vjeç.

Familja thonë se prisnin që ai të rritej edhe më shumë, pasi macet e racës Maine Coon vijojnë të rriten deri në moshën 3 deri në pesë vjeç.

Edgar shton për masën e tij: “Shumë njerëz, kur postoj një foto të tij besojnë se është e manipuluar, prej masës së madhe.

“Është një maçok i mirë por kur dalim jashtë ka nevojë për karrocë, nuk e di nëse njerëzit jashtë habiten me shumë nga masa e tij e madhe apo nga fakt që e shikojnë në karrocë”.

Barivel ka gjetur tashmë dhe famën e tij online – me një llogari në Instagram që ka mijëra ndjekës.

Imazhet e tregojnë felinin duke u relaksuar ose të veshur me kapele dhe lodra.

Edgar shton: “I pëlqen peshku ton dhe lloje të tjera peshku. Kur hamë ne ha dhe ai sepse ndjen erën e ushqimit”

Burri shpjegon më tej: “Doktorët na kishin thënë të majmë një mace pasi të ndryshon jetën. Dhe në fakt macet të mësojnë shumë gjëra, edhe pse janë të çuditshme”, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
3/5
Macja është aq gjigante sa disa nga përdoruesit ne rrjet besojnë se nuk është e vërtetë, thotë pronarja e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA