Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Edesës në Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, pasi kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll.

Bëhet fjalë për tre burra me origjinë shqiptare, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Në fakt, dy 29-vjeçarët së bashku me 40-vjeçarin, për t’u kujdesur për fidanët e kanabisit, kanë përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit. Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.

Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë.

Të arrestuarit me procedimin penal të ngritur në ngarkim të tyre do të dërgohen në Prokurorinë e Rrethit të Kozanit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA