
Rrebeshi i shirave të pasdites së të mërkurës shkaktoi rrëshqitje masive dherash përgjatë segmentit rrugor kryqëzim Hadroj-Gjegjan-Mirditë.
Si pasojë e rrëshqitjeve masive segmenti u bllokua në afërsi të Gjegjanit dhe tek vendi i njohur si “Shkallat e Rrasit” ku u rreziku dhe një trajler, i cili mbeti i bllokuar mes dy shembjeve të mëdha masive.
Kontraktori “Drini1” ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur zhbllokimin e segmentit. Aktualisht shembjet vijojnë sërish ndërsa janë dislokuar mjetet e renda për pastrimet e rrëshqitjeve të tjera.
Segmenti rrugor Fushë Arrëz- Mirditë karakterizohet vazhdimisht nga shembje masive të dherave në ditë me reshje, çfarë shpesh janë kthyer në rrezik për përdoruesit e kësaj rruge.
Top Channel