LIVE/ Bojkot në disa universitete, studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën. Tubimi zhvendoset te Ministria e Arsimit
Këta janë dy vëllezërit nga Gramshi Algert dhe Erald Mine, të cilët mbetën të plagosur rëndë këtë pasdite, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka shpërthyer.
Nga informacionet e grumbulluara në vendngjarje nga gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku, mësohet se ata janë transportuar drejt Traumës, njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë.
Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur me tritol, por ende mbetet një pistë hetimi.
Dy vëllezërit pak kohë më parë janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë hapur biznese, njëri një lokal dhe tjetri një mobilieri. Të dy ata nuk njihen për persona problematikë, dhe asnjë precedent penal nuk figuron për emrat e tyre.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim, do të ketë një njoftim të plotë.
Top Channel