Pas kthimit të ekipit fitues të EURO 2024 në Spanjë, familja mbretërore Mbreti Felipe, mbretëresha Letizia dhe princeshat Sofia dhe Leonor u mblodhën në shtëpinë mbretërore për të festuar fitoren e ekipit kombëtar.
Mbretëresha Letizia shkëlqeu me një fustan të kuq, ndërsa mbreti Felipe kishte veshur një kostum gri dhe një kravatë të kuqe.
Dy Princeshat Sofia dhe Leonor u panë të veshur me bluza të ekipit të futbollit.
Në videot tashmë të bëra virale tashmë, Princesha Leonor shihet duke shtrënguar duart me futbollistin spanjoll Pablo Martín Páez Gavira, i njohur gjithashtu si Gavi, në ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin Zarzuela.
@evanth1a__ #spanishtiktok #princessleonor #gavi #queen #royalfamily #footballtogether #euro2024 #spain ♬ GATA ONLY – FloyyMenor
Pak më vonë ajo e kërkon me sy dhe “qetësohet” vetëm pasi e sheh ku është.
Tashmë rrjeti është ndezur dhe po aludon për pëlqim mes tyre.
Në Tik Tok tashmë ka mijëra video të tyre ndërsa thashethemet janë se dyshja janë pëlqyer edhe më herët por futbollisti nuk ka dashur të vazhdojë më tej, për shkak se një zyrtarizim i marrëdhënies së tyre do ta detyronte që ai t’i jepte lamtumirën karrierës në futboll.
Top Channel