Një valë e re polemikash ka përfshirë Pio Albergo Trivulzio, një institucion historik i mirëqenies sociale në Milano, pronar i një portofoli të gjerë pasurish të paluajtshme, për menaxhimin e qirave të tij me çmime të favorshme.
Ka dalë në pah se disa figura të njohura, duke përfshirë menaxherët dhe profesionistët, gëzojnë qira shumë më të ulëta se vlerat e tregut, duke ngritur pyetje për transparencë dhe drejtësi.
“Ka honorare që janë gjysma, një e treta, një e katërta, një e pesta dhe madje një e dhjeta e asaj që duhet të jenë. Për shembull, shtëpitë prestigjioze paguanin 5 mijë euro në vit”, deklaroi komisioneri i jashtëzakonshëm Francesco Paolo Tronca, duke propozuar që pasuritë e paluajtshme t’i besohen shoqërisë publike Invimit për një menaxhim më të drejtë.
Ndër qiramarrësit e njohur bie në sy emri i Giuseppe Marotta, president i Interit i cili, siç raporton “La Republica”, për një apartament 120 metra katrorë në zemër të Brerës ai paguan një qira vjetore prej 19 mijë eurosh, ndërsa sipas Observatorit të Tregut të Pasurive të Paluajtshme të Agjencisë së të Ardhurave qiraja duhet të jetë së paku 42 mijë euro.
Pier Filippo Giuggioli , president provincial i Unionit të Pronarëve të Vogël, paguan 32500 euro në vit për një apartament mbi 200 metra katrorë që sipas vlerësimeve zyrtare duhet të kushtojë të paktën 72 mijë.
Pak hapa larg Brerës, Matteo Mangia, djali i avokatit Rocco, paguan 13600 euro për 160 metra katrorë, kundrejt një vlere tregu mbi 54 mijë euro.
Në zonën Magenta , një apartament 240 metra katror i jepet me qira një të afërmi të Vito Corraos, ish-drejtor shëndetësor i Patit, për 5100 euro në vit, ndërsa qiraja e tregut do të ishte 80500 euro.
Top Channel