Ishin dënuar për mashtrim dhe drogë! Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë dhe Itali, pritet ekstradimi

17/07/2024 08:32

Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.

Në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit.

Në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali, Edvaldo Nanushi, 37 vjeç i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim.

“Operacioni “The zone”, gjatë të cilit Policia e Spanjës arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin F. Gj., 29 vjeç. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Z. Gj. dhe P. Gj., përkatësisht babai dhe vëllai i tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të cannabisit. Nga kontrollet, Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike në proces tharjeje;

operacioni “Gain”, gjatë të cilit Policia e Italisë arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Edvaldo Nanushi, 37 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”-njofton policia.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA