“Po bëni garë të shfrenuar”, Manja u kthehet deputetëve të PD: As në kohën e Hoxhës nuk sulmoheshin prokurorët! Por keni hall, jeni mësuar me…

15/07/2024 21:48

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, duke thënë se i hakërrehen SPAK, pasi kanë halle të tjera.

Ndërsa sot kreu i SPAK raportoi në Kuvend për punën e këtij institucionit, deputetët e opozitës e kanë “bombarduar” me pyetje kryesisht për Sali Berishën, e jo vetëm.

Manja tha se as në kohën e Enver Hoxhës, ligjvënësit nuk sulmonin prokurorët e gjykatësit, që sipas tij ata të SPAK kanë sjellë shpresën në vendin tonë.

“Jeni vënë në garë të shfrenuar, kush ngrihet i pari në mëngjes ose bën kallëzime të shfrenuara për këtë krahun këtej, ose i akuzoni prokurorët për organizatë kriminale.

I dimë dhe i njohim problemet që ka SPAK sot, e dimë që ka dosje stok, por ka një strategji për eliminimin e tyre dhe kërkon edhe mbështetjen e Kuvendit.

Ju keni një hall tjetër kur vini kujën për hartën gjyqësore. Jeni mësuar t’i mbani prokurorët dhe gjyqtarët në paradhomën e Saliut. Ju kërkoni përsëri 6 gjykata apeli sepse i komandonit më mirë me nga 4 gjyqtar. Ju vini me bluzën Free Berishën. Sot nga frika dhe paniku, as në kohën e Enver Hoxhës ligjvënësit të dalin nga binarët dhe të sulmojnë prokurorët e gjyqtarë që kanë sjellë shpresë në vend.

Jeni në konflikt interesi se keni bërë kallëzim, ngriheni në mëngjes dhe bëni kallëzim. Ai në ballkon ka më burrni se ju , ju hidhni gurin dhe fshihni dorën, se jeni mësuar të rrini poshtë ballkonit. Mos e kalojmë në personale, se i dalloj në fytyrë hajdutët. Mos i hyj këtij debati”, tha Manja.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA