VIDEO/ Spanja kampione Europe, “La Roja” mund mes dramës Anglinë në finale dhe ngre trofeun e lavdishëm në Berlin

14/07/2024 22:33

Spanja është kampione e Europës. “La Roja” ka mundur me rezultatin Anglinë 2-1 në finale dhe mbyll në mënyrë perfektë këtë kompeticion që e nisi që nga fillimi me fitore dhe ashtu vazhdoi deri në fund.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat gjithsesi u treguan të kujdesshme. Pjesa e dytë nisi me gol nga Williams, i cili ngriti në festë spanjollët.

Ishte Cole Palmer ai që riktheu baraspeshën në minutën e 73’ me anë të një supergoli. Gjithsesi, në minutën e 86’ Oyarzabal realizoi golin e fitores.

Kështu Spanja është kampione e Europës, ndërsa Anglisë do t’i duhet të presë për të fituar një trofe.

REZULTATI:

SPANJË 2-1 ANGLI

Williams 47′, Oyarzabal 86′ / Palmer 73′

KOMENTI:

90+4′ Mbyllet sfida 2-1. Spanja është kampione e Europës!

90+2′ Watkins shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Rice godet me kokë, ndalet nga Simon, më pas Guehi provon me kokë, por largohet në vijën fatale nga Olmo. Rice godet sërish dhe e çon jashtë.

89′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Foden dhe në vendin e tij futet Toney.

87′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Yamal dhe në vendin e tij futet Merino.

86′ GOOOL SPANJA 2-1/ Cucurella hedh një top drejt zonës dhe Oyarzabal e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)

83′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Le Normand dhe në vendin e tij futet Nacho.

82′ Yamal godet brenda zonës, por Pickford arrin ta ndalë.

73′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Palmer godet me të majtën nga distanca dhe tund rrjetën e Simon. (VIDEO)

70′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Mainoo dhe në vendin e tij futet Palmer.

70′ Fabian Ruiz provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

68′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Morata dhe në vendin e tij futet Oyarzabal.

66′ Yamal merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por Pickford ndërhyn në momentin e duhur për t’i mohuar golin.

64′ Bellingham merr një top në mënyrë fantastike dhe godet me të majtën nga distanca, por topi shkon jashtë.

61′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Kane dhe në vendin e tij futet Watkins.

56′ Williams provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

55′ Morata merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Stones arrin ta largojë.

53′ Stones shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ GOOOL SPANJA 1-0/ Yamal jep një top të bukur në zonë dhe Williams me një gjuajtje tund rrjetën. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Rodri dhe në vendin e tij futet Zubimendi.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Foden godet brenda zonës, por Simon arrin ta ndalë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Kane godet në hyrje të zonës, por Rodri hyn në momentin e duhur për të larguar rrezikun.

43′ Morata hyn në zonë, por Guehi dhe Stones arrijnë ta mbyllin mirë spanjollin.

31′ Dani Olmo shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Fabian Ruiz godet brenda zone, me topin që devijohet dhe shkon në duart e Pickford.

25′ Kane shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Yamal hyn drejt zonës dhe tenton të godasë, por mbyllet nga Guehi.

15′ Walker hedh një top të rrezikshëm në zonë, por Laporte e largon në këndore.

13′ Rodri pason me kokë brenda zonës dhe Le Normand provon me një kthesë, por topi shkon jashtë.

12′ Williams hyn bukur në zonë dhe tenton të gjuajë me të majtën, por ndalet nga ndërhyrje e Stones.

5′ Williams hedh një krosim të ulët drejt zonës, me Stones që e largon drejt këndores.

1′ Starton finalja, skuadrat duan trofeun!

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata (C).

Trajner: Luis De La Fuente

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Saka, Mainoo, Rice, Shaw, Bellingham, Foden, Kane (C).

Trajner: Gareth Southgate

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA