Punëtori në Francë gjeti vdekjen në punë! Del raporti mjeko-ligjor: Humbi jetën nga i nxehti

13/07/2024 15:42
David, babai Francisco, Anne-Marie dhe Eric, ne 2020

Anne-Marie Azevedo ishte e gëzuar më 13 korrik 2022 pasi vëllai i saj David që po qëndronte me të, po rindërtonte jetën e tij me punën e re që kishte nisur në një kantier ndërtimi, pas një periudhë papunësie, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Ai ishte në ditën e tretë të punës dhe i kishin kërkukar të punonte disa orë shtesë. I zellshëm për të lë në një përshtypje të mirë David u zgjua herët dhe doli.

Anne‑Marie ishte zgjuar vonë atë mëngjes, dhe mendoi se David kishte marrë gabimisht çelësat e saj, prandaj i telefonoi. Ai e siguroi se ishte mirë edhe pse një natë më herët kishte qenë i trazuar nga i nxehti. David nuk i khste marë elësat e saj prandaj pas një bisede të shkrutër Anne-Marie vazhdoi me ditën e saj.

Por në 11.50 ajo mori një telefonatë nga një numër i panjohur, dikur nga kantieri ndërtimit i tha se duhet te vinte pasi David nuk ishte mirë.

Motra erdhi me shpejtësi dhe gjeti David të shtrirë në trotuar, me dridhje, nje pjese te trupit ende ne diell dhe pa asnjë që kujdesej për të.

Anne-Marie ulëriti dhe dikush i tha se ambulanca ishte duke ardhur. “Nuk e kuptoja çfar po ndodhte, përse vëllai im ishte në atë gjendje,” thotë ajo, teksa i mbetet peng se ndërhyrja e hershme mjekësore mund të kishte bërë një ndryshim të madh.

Anne-Marie nuk e kishte idenë çfarë kishte ndodhur, por kishte punuar se sekretare mjekësore dhe kishte njohuri të ndihmës së shpejtë. Ajo i hoqi këpucët e rënda e çorapet duke menduar se ai duhet të freskohej.

Pas rreth gjysmë ore ambulanca mbërriti. Gjëja e parë që bënë mjekët ishte matja e temperaturës. Ishte shumë e lartë dhe në shumë raste të gjendje të lidhura me të nxehtit trupi nuk arrin të kontrollojë temperaturën dhe freskimin e trupit.

David u dërgua në spital ku doktorët u përpoqën ta shpëtonin por rreth mesnatës ai kishte vdekur. Ata thanë se shkaku i vdekjes ishte hipertermia, që do të thotë se vdiq nga i nxehti.

Tashmë dy vjet pas vdekjes së David, Anne-Marie ende nuk ka arritur ta asimilojë dhe shtëpia e saj është plot me kujtime të të vëllait të ndjerë.

Ajo thotë se David dhe vëllai i tyre i mesëm Eric, të rritur në Brioude, pranë Clermont-Ferrand, ishin rritur të varfër por të lidhur me njëri-tjetrin.

David ishte bujar dhe gjithmonë u jepte të tjerëve ushqimin, rrobat e këpucët e tij. “Ai i adhuronte njerëzit,” thotë Anne-Marie. “Nuk zihej me askënd, nuk ishte i pasjellshëm dhe përshëndeste këdo që shihte në rrugë”.

Valët e të nxehtit kanë pasur efekt në shëndetin njerëzor, por përcaktimi i tyre si shkaku zyrtar i vdekjes është një proces i komplikuar. Reagimi trupit ndaj të nxehtit është i ndryshueshëm dhe dikush mund të punojë në të nxehtë kur një tjetër mund të humbasë ndjenjat, në varësi të mënyrës së veprimit dhe njohjes së sinjaleve të trupit të tyre.

Pas vdekjes grupi i sigurimit l’Assurance Maladie kreu një hetim duke intervistuar menaxherët e impjantit si dhe Anne-Marie. Raporti konkludonte se vdekja e David ishte një aksident në vendin e punës e jo nga një sëmundje e caktuar.

Por Anne-Marie nuk ishte e bindur për këtë dhe në mars 2023 ngriti një padi kundër disa palëve për vrasje nga pakujdesia, teksa i kërkonte kompanisë së sigurimit se “cili aksident sipas tyre ishte shkaku i sëmundjes dhe vdekjes së zotit Azevedo”.

Anne-Marie thotë se nuk merakoset për kompensimin.

“Dua vetëm që njerëzit të punojnë në kushte njerëzore. Ata duhet të kenë ujë, orë të reduktuara në nxehtësi dhe të kenë kujdes të shpejtë nëse nuk ndjehen mirë”, thotë ajo.

Babai i David nuk rpeferon të diskutojë për vdekjen, por shkon shpesh në varrin e djalit të madh, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
David u dërgua në spital ku doktorët u përpoqën ta shpëtonin por rreth mesnatës ai kishte vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA