Këngëtarja e njohur Arta Kabashi, në një intervistë për “Pushime on Top”, foli për projektet e saj të reja, jetën personale apo edhe disa preferenca midis kolegëve të saj.
Në një ishin me cilin koleg do të doje të ishe?
Arta: Me Era Istrefin, ka shumë energji të mirë
Tatuazh me partnerin apo me mikun?
Arta: Të dyja
Cilin këngëtar do të doje të ftoje tani për bashkëpunim?
Arta: Një këngëtar që ka talent është KIDDA, nga Suedia. Besoj në talentin e tij dhe e respektoj
Një këngë me Romeon apo me Olsi Bylykun?
Arta: Me Romeon e kam një këngë, me Olsin kemi qenë në studio ka disa këngë shumë të bukura. Me të dy, njerëzit mund t’i dëgjojnë të dyja.
Çmenduri në skenë apo në shtrat?
Arta: Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin. Më pëlqen kur dikush di të kërcejë se e kuptoj që ka ritëm.
Top Channel