Vrasja në Ksamil/ U la në burg pasi tentoi të largojnë me makinë Vatën drejt Tiranës, shtetasi turk në Gjykatë: Më tha jam rrëzuar me motor, kërkoi… 21/08 22:24
Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ishte i ftuar këtë të premte në Top Arena.
Ai u shpreh se favorit në këtë finale që pritet të mbahet të dielën në Berlin është Spanja, sepse ka një finale të jashtëzakonshme.
“Do të doja shumë që kjo finale të ishte madhështore, ashtu siç janë edhe emrat. Spanja është favorite, por në letër është Anglia që kuotohet si fituesja. Nga i gjithë ky Europian, Spanja ka treguar shumë vlera. Nga ana tjetër skuadra që kam ndjekur në hap shumë të mirë ishte Austria. Në këtë finale shikohet Spanja si favorite që ka në asambël një skuadër të jashtëzakonshme”, tha Lila.
Top Channel
VIDEO/ Cristiano Ronaldo gjithnjë e më pranë objektivit, nis sezonin e tij të 25 në karrierë duke shënuar golin e tij të 978