VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 12 persona, 13 të tjerë ende të bllokuar në ndërtesë
Një 21 vjeçare raportohet se ka kaluar thuajse dy net në ujë, nën sundimin e valëve të oqeanit në Japoni, para se të shpëtohej rastësisht nga një transportuese që kalonte pranë saj.
Mediat thonë se e reja kineze kishte dalë për not në një plazh në Japoni por ishte shpëtuar rreth 80km larg bregut, pasi ishte deklaruar e humbur.
21-vjecarja me qytetari kineze kishte me vete një komardare rrethore që e mbante në sipërfaqe, teksa notonte në plazhin Shirahama Ohama pasditen e të hënës, njoftonte roja bregdetare.
Autoritetet kishin nisur operacionet e kërkimit pas dhënies së alarmit nga një mikeshë e vajzës po atë mbrëmje ne Shizuoka.
“Rreth orës 19.00 më datë 8 morën informacionin nga mikesha e vajzës që raportonte humbjen e saj në det”, tha një zyrtar i rojës bregdetare japoneze.
Pas gjetjes së saj fatlume, vajza që nuk është emëruar publikisht tha se ishte marrë nga deti dhe nuk kontrollonte dot lëvizjen e saj me komardare, pa mundur të kthehej në plazhin nga ishte nisur.
Për fat ajo ishte pikasur në majën e gadishullit Boso nga një anije transportuese një ditë e gjysmë më vonë.
Dy anëtarë të ekuipazhit te një mjeti tjeter më të vogël, ishin kontaktuar me radio dhe u hodhën në det për ta shpëtuar , shkruan rrjeti The Guardian.
“Kishte 80km distancë në vijë të drejtë mes plazhit dhe vendit ku ajo u shpëtua,” tha një prej zyrtarëve, duke shtuar se e reja u dërgua në spital por ishte e ndërgjegjshme dhe dehidratimi nuk ishte në nivele kërcënuese./The Guardian/
Top Channel