40-vjeçari plagos me thikë tre persona në Fierzë pas sherrit në lokal, autori ia mbath nga vendngjarja

11/07/2024 17:52

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të enjte në Tropojë.

Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë të Fierzës, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj në Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta dhe të mprehta shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Nuk ka ende detaje se cili ishte motivi i sherrit mes katër personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA