Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut, çfarë ndodhi në seancën e ish-ministrit, dëshmuan edhe 5 ekspertë

10/07/2024 11:30

Pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për gjyqin kundër Fatmir Mediut për t’iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar, raporton për Top Channel Anila Hoxha.

Ekspertët ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Ccela- financier i lartë, auditues më Ministrinë  e Financave  si edhe Mond  Hoxha- punonjës në sektor privat.

“Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve?”, u është drejtuar Mediu ekspertëve.

Pas kësaj pyetjeje ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho: Kjo pyetje duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfondohen.

“E kemi të vështirë të përgjigjemi për një material që ka më shumë se 500 faqe. Ne duam të na jepet mundësia të kemi kohë për të dhënë përgjigje”, janë shprehur ekspertët.

Disa orë pas seancën, gjyqi u shty dhe u caktua për datën 17 korrik, ora 09:00 për seancën e radhës.

Deri nesër në orën 16:00 palët do duhet të kenë dorëzuar pyetjet me shkrim, dhe ekspertët e thirrur nga gjykata për Gërdecin, do të duhet të jenë përgjigjur me shkrim në datë 17.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA