Kuvendi miraton me shumicë votash aktet normative të paketës antidhunë, pavarësisht pezullimit të gjobave nga Kushtetuesja, debate të forta mes PS dhe opozitës Kryeministri Edi Rama ka pozuar krah Presidentit amerikan, Joe Biden dhe ish sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Foton familjare e Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Kreu i qeverisë ndodhet në Washington, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.
Rama u takua këtë të mërkurë me bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan.
Demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis shprehën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit
Në takim ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanovic.
Ata vlerësuan kontributet e vendeve të rajonit në NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën si dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.
Top Channel