Delegacioni i drejtësisë së SHBA vizitë në SPAK, zbardhen mesazhet e amerikanëve pas takimit me Dumanin

10/07/2024 13:03

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ambasada amerikane njofton se grupi përfshin të Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, shkruan Ambasada në postimin në Fcaebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA