
Një tërmet i ri me magnitudë 4.5 shkalla Rihter është regjistruar mëngjesin e së dielës në zonën detare midis Santorinit dhe ishulli tjetër të Ciklades Amorgo, ndërsa kanë pasuar të paktën dhjetë lëkundje të tjera brenda një ore duke sjellë shqetësim tek banorët.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti i sotëm prej 4.5 gradësh të shkallës Rihter ka pasur një thellësi 15.2 kilometra dhe epiqendër 22 kilometra në jugperëndim të Arkesinit të ishullit Amorgos. Më herët në orën 08:48 është regjistruar një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter .
Pas një mbledhje të përbashkët të dy Komisioneve (Komisioni i Përhershëm Shkencor për Vlerësimin e Riskut Sizmik dhe Komisionit të Përhershëm të Monitorimit Shkencor i Hellinikonit Harku Hellenik vullkanik) me praninë e ministrit të Mbrojtjes Civile dhe të kreut të OASP, profesor Efthymios Lekkas pasditen e së shtunës, janë marrë një sërë masash parandaluese në Santorini për mbrojtjen e qytetarëve.
Në mënyrë të veçantë në njoftim thuhet se: Për shkak të aktivitetit sizmik të dy ditëve të fundit në zonën detare midis ishujve Thira dhe Amorgos, dhe pas shqyrtimit të plotë të të gjitha të dhënave të deritanishme, njëzëri nga të gjithë anëtarët e komisioneve rekomandojnë masat e mëposhtme parandaluese:
– Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të hënën me datë 02.03.2025.
– Qytetarët të shmangin grumbullimet e mëdha në ambiente të mbyllura.
– Të shmanget hyrja dhe qëndrimi në portet e Ammoudisë dhe Portit të vjetër të Firës.
Masat e marra në Santorini janë parandaluese dhe synojnë të kufizojnë fenomenet e panikut në hapësira të mbyllura me një popullsi të madhe, si rasti i shkollave ka deklaruar Kostas Papazachos, profesor i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë në Universitetin Aristotelis në Selanik AUTH, i pyetur për aktivitetin intensiv sizmik të fundit në zonën detare midis Santorinit dhe ishulli tjetër Amorgos.
Ai sqaroi në të njëjtën kohë se sekuenca intensive sizmike nuk ka asnjë lidhje me vullkanin e Santorinit.Këto janë dy dukuri të pavarura. Tërmetet nga deformimi brenda kalderës nuk janë të mëdha në magnitudë, shpjegoi z. Papazachos.
Në lidhje me atë që dëgjohet për vullkanin, ai shpjegoi: “Është krijuar një mit në Santorini. As vullkanet nuk u zgjuan, as nuk kemi diçka tjetër, ndonjë skenar fantashkencë. Kemi një fenomen që ka ndodhur edhe më parë në Santorini dhe një sekuencë tipike që ndodh në shumë pjesë të zonës greke”.
Sizmologët që ndjekin fenomenin sizmik thonë se duhet të kënë më shumë të dhëna dhe nuk dinë saktësisht se çfarë pllakë tektonikë shkakton këto lëkundje , por kanë deri tani një sekuencë të vazhdueshme dhe ka mundësi që kjo të shkaktojë një tërmet më të fortë. Për momentin ka një kujdes nga organet përkatëse dhe janë propozuar disa masa për sigurinë e ishullit –thonë ata.
Tërmetet e ndodhura në zonën detare në ishujt Ciclades që kanë shqetësuar banorët, vetëm në javën e fundit numërohen në më shumë se 200.
Top Channel