Australia përfshihet nga moti i keq/ Një i vdekur nga reshjet intensive të shiut, banorëve u kërkohet të evakuohen

02/02/2025 14:56

Një person ka vdekur si pasojë e reshjeve intensive të shiut që shkaktoi përmbytje në verilindje të Australisë.

Një person ka vdekur si pasojë e reshjeve intensive të shiut që shkaktoi përmbytje në verilindje të Australisë.

Reshjet e dendura kanë goditur pjesë të mëdha të bregdetit të Queensland-it nw veri tw vendit, qw nga e premtja. Banorëve në periferitë dhe qytetet e ulëta bregdetare u është kërkuar të evakuohen menjëherë.

Kryeministri i Queensland konfirmoi se një person kishte vdekur në përmbytjet të dielën.

Viktima, e cila është grua u mbyt pasi një varkë shpëtimi me të cilën po udhëtonte u përmbys pasi u përplas me një pemë mëngjesin e sotëm. Koordinatori Shtetëror i Fatkeqësive tha se gruaja ishte një nga gjashtë personat në varkë, ndërsa pesë të tjerët u shpëtuan.

Kryeministri Anthony Albanese në një postim ën rrjetin social X, shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës.

Grupi Lokal i Menaxhimit të Fatkeqësive në Townsville në një deklaratë për media tha se “Saia e ujit po rritet dhe do të ketë përmbytje të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën”, më tej i bën thirrje banorëve “Nëse nuk largoheni mund të bëhet shumë e rrezikshme që shërbimet e urgjencës t’ju shpëtojnë”.

Departamenti i Mjedisit, Shkencës dhe Inovacionit në Queensland ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm ndaj krokodilëve që mund të fshihen në ujërat e përmbytjeve.

Townsville, një qytet me rreth 200,000 banorë, u godit nga përmbytjet shkatërruese në vitin 2019 , të cilat u etiketuan nga kryeministri i atëhershëm i shtetit si një “ngjarje një në 100-vjeçare”.

Top Channel