Udhëtimi romantik kthehet në makth për çiftin e famshëm/ U grabisin në Paris unazën magjepsëse me vlerë 100 mijë dollarë

09/07/2024 21:18

Nisi si një udhëtim romantik në Paris, por u kthye në një episod makthi për këngëtarin Guaynaa dhe aktoren e blogeren Lele Pons.

Këngëtari i “Chica Ideal” Guaynaa ndau lajmin tronditës në Instagram për vjedhjen e unazës 100 mijë dollarë:

“Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne. Është vjedhur”, ka shkruar ai në spanjisht.

“Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme”, shtoi 31-vjeçari.

Guaynaa dhe Pons u martuan më 4 mars 2023, në Miami, Florida, pasi ai propozoi në Tomorrowland më 31 korrik 2022.

Edhe Lele Pons bëri një postim në Instagram.

“Është zemërthyese sepse kjo unazë do të thotë uniteti ynë”, shkroi ajo.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA