23/12 09:52
Një valë e nxehtë rekord që ka shkaktuar tashmë zjarre të mëdha në shtetet perëndimore të SHBA-së pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme.
Rreth 130 milion njerëz ishin nën paralajmërim për kujdes ndaj nxehtësisë në fundjavë. Gati 57 milionë njerëz mbeten nën alarmin e nxehtësisë, ndërsa të paktën një fëmijë ka vdekur tashmë në rrethana të lidhura me nxehtësinë në Arizona.
Meteorologët paralajmërojnë se netët e ngrohta do t’i bëjnë njerëzit të vuajnë nga stresi i nxehtësisë. Temperaturat mund të arrijnë në 53C në Luginën e Vdekjes të hënën.
Ndërsa është e vështirë të lidhësh valët e të nxehtit me ndryshimet klimatike, shkencëtarët thonë se ato po bëhen më të zakonshme dhe më intensive për shkak të tij.
Top Channel