Plagosi me kaçavidë një person në vitin 2018, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari i shpallur në kërkim

07/07/2024 12:40

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim pasi plagosi një person në vitin 2008 ka rënë në pranga në Kakavijë.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.

Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Top Channel