Rezultati i zgjedhjeve, kryeministri francez njofton se do të japë dorëheqjen: Nuk e kemi shumicën, edhe pse…

07/07/2024 21:59

Kryeministri francez thotë se do të japë dorëheqjen!

Gabriel Attal, kryeministri dhe aleati i Macron, reagoi pas raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë, duke thënë se të japë dorëheqjen pas rezultatit ku partia e tij renditet e dyta.

“Sonte asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë shumicën… Të jesh kryeministër është nderi i jetës sime. Sonte, megjithëse Ansambli ka fituar trefishin e mandateve nga sa ishte parashikuar, ne nuk kemi shumicën, dhe kështu, nesër në mëngjes do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës”, ka deklaruar ai. 

Ai shton megjithatë se do të qëndrojë “për aq kohë sa ta kërkojë detyra”.

Top Channel