Aksident i rëndë në Devoll, raportohet për 5 të plagosur
07/07/2024 22:18
Aksident i rëndë në fshatin Progër, raportohet për 5 të plagosur, të moshës 17-18 vjeç.
Mësohet se një mjet ku udhëtonin 5 shtetas, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanalin anësor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit.
Të 5 personat që ndodheshin në mjet janë nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel