Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalësit në Durrës, ku një fëmijë 8-vjeçar u përplas nga një automjet tip Audi që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për Top Channel se drejtuesi i automjetit sapo kishte marrë patentën.

Fëmija ka qenë duke lëvizur në rrugë te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu.

Fëmija i aksidentuar u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, por për fat të keq ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta