Aksidentet e turistëve në Veri, në tre vitet e fundit kanë humbur jetë 8 vizitorë, shkak mosnjohja e terrenit

07/07/2024 12:30

Në 3 vitet e fundit, me shumë se 8 turistë kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra janë plagosur teksa po eksploronin alpet në Veri të Shqipërisë.

Të gjitha janë raste aksidentesh për shkak të mos njohjes se terrenit dhe ngatërrimit të shtigjeve pasi turistet nuk janë të shoqëruar nga banorë të zonës apo guida lokale.

Kastriot Qehaja, infermier nga Tropoja, merr pjesë vullnetarisht në të gjitha rastet e aksidenteve në alpe, duke i dhënë ndihmën e parë turistëve: “Për momentin janë 15 pjesëtarë në skuadrën e kërkimit të shpëtimit”.

Aksidentet me të shpeshta të turisteve ndodhin në shtigjet nga Thethi në drejtim të Lepushës, Jezercës, Valbonës dhe Currajve të Eperm.

Top Channel