Sunak merr përgjegjësinë për humbjen: Do të jap dorëheqjen si lider i konservatorëve, por jo menjëherë

05/07/2024 11:49

Rishi Sunak në një fjalim për media në 10 Downing Street, pas humbjes “fatale” në zgjedhje,  konfirmoi se do të japë dorëheqjen si lider i konservatorëve, edhe pse vetëm kur të merren masat e duhura për të zgjedhur pasardhësin e tij, ndërsa tani është duke udhëtuar për të takuar Mbretin dhe për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Lideri i konservatorëve i kërkoi falje vendit të tij pas performancës më të keqe elektorale. “Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje”, tha ai.

Sunak mbrojti arritjet e konservatorëve gjatë 14 viteve të qeverisjes, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar ishte më e drejtë se në vitin 2010.

Kryeministri në largim nderoi gjithashtu rivalin e tij Sir Keir Starmer, i cili së shpejti do të zërë vendin e tij në Downing Street, duke thënë se ai ishte një “njeri i denjë”. 

Top Channel