Fotot/ Princesha norvegjeze drejt martesës me shamanin biseksual, hoqi dorë nga titujt mbretërorë për shkak të tij

04/07/2024 17:20

Princesha norvegjeze Martha Louise do të martohet në më pak se dy muaj.

Më 31 gusht, ajo do t’i thotë “Po” të fejuarit të saj Durek Verrett.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Reverendja Margit Lovise Holte do të shërbejë në dasmën tonë në Geiranger më 31 gusht pas një ceremonie martese në kishën norvegjeze. Michael Beckwith gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoni me një fjalim mirëseardhjeje”, tha princesha.

Në mënyrë që të shkonin të ftuar nga e gjithë bota në dasmë, çifti rezervoi disa hotele në këtë zonë, sipas Daily Mail.

Në ditën e dasmës, të ftuarit do të shijojnë një shëtitje me varkë tri-orëshe.

Pas ceremonisë do të vijojë një pritje dhe festë në një hotel norvegjez.

Të ftuarit do të argëtohen nga grupi amerikan Black Eyed Peas. Në ftesë thuhej se fotografimi i dasmës nuk do të lejohej.

Kujtojmë se Martha Louise u largua nga pozicioni i saj si anëtare e familjes mbretërore dy vite më parë, më së shumti për shkak të pikëpamjeve të diskutueshme të partnerit të saj.

Durek e deklaron veten një person biseksual dhe e quan veten shaman.

Në librin e tij me titull “Spirit Hacking”, ai sugjeroi se kanceri është një zgjedhje, rekomandoi ushtrime për të hequr “gjurmët” nga vaginat e grave të lëna nga partnerët e mëparshëm seksualë dhe në faqen e tij të internetit shiti një medaljon prej 222 dollarësh të quajtur Spirit Optimizer që ai pretendoi se ndihmoi për të kapërcyer Covid-in.

E gjithë kjo shkaktoi reagime të shumta në Norvegji. “Ai është një mashtrues dhe një sharlatan”, tha dikur kolumnisti dhe humoristi Dagfinn Nordbo.

52-vjeçarja do të martohet me Durek shtatë vjet pas divorcit nga bashkëshorti i saj i parë, shkrimtari Ari Behn, me të cilin ka tre vajza.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA