“Më tha se po e kërcënonin”/ Në kërkim për vrasjen e Eglant Koçit, çfarë deklaroi në polici Armand Shakaj dy ditë pas kallëzimit të familjarëve të 34-vjeçarit 10/06 14:48
Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare!
Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.
Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.
Top Channel