VIDEO/ Holanda ia del në Mynih, mund me tre gola Rumaninë dhe avancon për në çerekfinale

02/07/2024 19:54

Holanda ka arritur të fitojë 3-0 përballë Rumanisë në Mynih, për t’u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale të Europianit.

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë i takimit erdhi nga Gakpo, i cili realizoi një perlë në minutën e 20’.

“Tulipanët” dominuan pjesën më të madhe të sfidës, me golin e dytë që erdhi në minutën e 83’ nga Malen, për të hedhur “KO” rumunët, ndërsa në minutën e 93’, ishte sërish Malen që shënoi të tretin për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Kështu Holanda tashmë do të presë të mësojë emrin e kundërshtarit që do të ketë në çerekfinale mes Austrisë dhe Turqisë, ndërsa Rumania largohet nga ky Europian si një surprizë e bukur.

REZULTATI:

RUMANI 0-3 HOLANDË

Gakpo 20′, Malen 83′, 90+3′

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 0-3 të Holandës!

90+3′ GOOOL HOLANDA 0-3/ Malen lëviz bukur drejt zonës rumune dhe me të djathtën shënon sërish. (VIDEO)

90+2′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Depay dhe në vendin e tij futet Blind.

88′ Zëvendësim te Rumania. Largohet Stanciu dhe në vendin e tij futet Olaru.

84′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Gakpo dhe në vendin e tij futet Weghorst.

83′ GOOOL HOLANDA 0-2/ Gakpo lëviz bukur në zonë dhe pason për Malen, i cili shtyn topin drejt rrjetës. (VIDEO)

81′ Stanciu ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

78′ Dumfries dënohet me karton të verdhë për vonesë loje.

72′ Tre zëvendësime te Rumania. Largohen Hagi, Marin dhe Dragus, në vendet e tyre futen Alibec, Cicaldau dhe Mihaila.

69′ Dy zëvendësime te Holanda. Largohen Schouten dhe Ake, në vendet e tyre futen Veerman dhe Van de Ven.

67′ Marin shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Gakpo godet brenda zonës dhe çon topin në rrjetë, por VAR-i e anulon për pozicion të parregullt. (VIDEO)

62′ Gakpo avancon bukur në zonën rumune dhe godet nga distanca, por Nita arrin ta ndalë.

58′ Van Dajk godet me kokë, por tentativa e tij përplaset në shtyllë.

46′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Berwijn dhe në vendin e tij futet Malen.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

44′ Xavi Simons merr një top në zonë, por nuk godet dot siç duhet.

38′ Zëvendësim te Rumania. Largohet Mogos dhe në vendin e tij futet Racovitan.

20′ GOOOL HOLANDA 0-1/ Gakpo hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën për të çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

14′ Man provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

1′ Shkelmohet topi i parë në Mynih!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel