VIDEO/ Demiral bën heroin, Turqia kualifikohet në çerekfinale pas triumfit me Austrinë

02/07/2024 22:54

Turqia është skuadra e fundit që kualifikohet në çerekfinalet e Europianit pas fitores 1-2 me Austrinë në Leipzig.

Sfida nisi me një ritëm të çmendur, me turqit që gjetën rrjetën pas 57 sekondash me Merih Demiral. Austriakët provuan të barazonin, por ishte sërish Demiral në minutën e 59’ që shënoi të dytin për Turqinë dhe të dytin personal.

Austriakët rihapën sfidën në minutën e 66’ me Gregoritsch, duke mbajtur gjallë shpresën deri në sekondën e fundit, por muri turk nuk u rrëzua.

Kështu Turqia do të përballet me Holandën në çerekfinale, ndërsa Austria largohet me kokën ulur nga ky Europian pasi pritej më shumë pas performancës në grupe.

REZULTATI:

AUSTRI 1-2 TURQI

Gregoritsch 66′ / Demiral 1′, 59′

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 1-2 të Turqisë!

84′ Baumgartner provon me një gjuajtje me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

83′ Zëvendësim te Turqia. Largohet Kokcu dhe në vendin e tij futet Kahveci.

78′ Dy zëvendësime te Turqia. Largohen Guler dhe Yildiz, në vendet e tyre futen Yokuslu dhe Akturkoglu.

66′ GOOOL AUSTRIA 1-2/ Gregoritsch gjen një top në zonë dhe godet drejt rrjetës. (VIDEO)

65′ Dy zëvendësime te Austria. Largohet Laimer dhe Lienhart, në vendet e tyre futen Grillitsch dhe Wober.

59′ GOOOL TURQIA 0-2/ Demiral godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

58′ Zëvendësim te Turqia. Largohet Yuksek dhe në vendin e tij futet Ozcan.

52′ Lienhart ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

51′ Posch jep një të bukur për Arnautovic, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga Mert.

47′ Baumgartner hedh një krosim në zonë që goditet nga Gregoritsch, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Dy zëvendësime te Austria. Largohen Schmid dhe Mwene, në vendet e tyre futen Gregoritsch dhe Prass.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

42′ Yuksek shkakton një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

38′ Schmid shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

11′ Kokcu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ Lienhart godet me kokë pas një krosimi në zonë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ GOOOL TURQIA 0-1/ Demiral gjen topin në zonë dhe godet duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel