Me avionë privatë në qendrën stërvitore gjermane, jeta luksoze e grave dhe të dashurave të futbollistëve të Anglisë (Fotot)

02/07/2024 16:47

Gratë e të dashurat e futbollistëve të Anglisë ishin fotografuar sot që uleshin me avionë ‘charter’ në aeroportin Erfurt-Weimar prane qendrës stërvitore për të kaluar ditën me futbollistët, para ndeshjes së tyre çerekfinale kundër Zvicrës.

Tre avionë të vegjël ishin prenotuar për të sjellë partneret e futbollistëve ishin ngritur pak pas njëri-tjetrit në Dusseldorf dhe u ulën në aeroportin Erfurt-Weimar Airport, ndërsa një i katërt raportohet se erdhi direkt nga Anglia.

Mes tyre ishin bashkëshortja e portierit Jordan Pickford, Megan, 28 vjeçe, – si dhe Georgina Irwin, 28, bashkëshorte e portierit të dytë Aaron Ramsdale, 26 vjeç.

Ellie Alderson, e dashura e vjetër e sulmnuesit Ollie Watkins, të dy 28 vjeç, u pa të zbriste sot nga avioni.

Prezantuesja e re Dani Dyer, e dashura e Jarrod Bowen, 27 vjeç, u pa sot të vinte me një kostum xhinsi, dhe një nga fëmijët e saj.

Modelja irlandeze Aine May Kennedy, 27 vjeçe, e dashura e mesfushorit Conor Gallagher, 24 vjeç, u paraqit me një çantë luksi Jill Sander.

Partnerja e Declan Rice, Lauren Fryer, 25, dhe partnerja e portierit Dean Henderson shihesin që merrnin autobusin pas zbritjes nga avioni.

Anouska Santos, e dashura e mbrojtësit Luke Shaw, ishte gjithashtu mes pasagjereve.

Mediat vendase thonin se nuk shihej Annie Kilner, gruaja e zv kapitenit Kyle Walker, me të cilën ai raportohet se janë ndarë.

Para turneut 30 vjeçarja Kilner, tha se do të vizitonte kampionatin në Gjermani me katër djemtë e saj, por shtoi se nuk do të “luante teatrin e familjes së lumtur” me futbollistin./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/9
Prezantuesja e re Dani Dyer, e dashura e Jarrod Bowen, 27 vjeç, u pa sot të vinte me një kostum xhinsi, dhe një nga fëmijët e saj.

Top Channel