Nuk rezulton e provuar as me dëshmi dhe as me akteksperitzë që Arbër Paplekaj të ketë vrarë në rrethana cilësuese duke i marrë jetën Pjerin Xhuvanit dhe plagosur shtetasin Eltjon Bodinaku, Xhensila Sota (punonjëse policie) dhe shtetasin Emiljan Prenga.

Por që ai vrau Pjerin Xhuvanin në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Për këtë arsye gjykata e apelit ndryhsoi akuzën ndaj ish oficerit të forcave speciale, duke shfuqizuar 22 vite burgim që kishte shpallur gjykata e shkallës së parë e duke dhënë 7 vite burgim.

Nga ana tjetër Apeli shpalli të pafajshëm gjashtë oficerë të dyshuar se kishin shpërdoruar detyrën gjatë administrimit të ngjarjes ndodhur më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend.

Incidenti i njoftuar nga Arjan Hoxha përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të PF precipitoi në të shtëna, por që gjatë hetimit dhe gjykimit nuk u gjet se kush I shtiu tre plumba.

Arbër Paplekaj në një seancë të mëparshme këmbënguli se kishte qëlluar në kushtet e tronditjes pasi pa të dëmtuar shokun e tij Pavlo Vuksani.

E megjithatë gjykata nuk e ka zbardhur vendimin, por lexoi vetëm dispozitivin. Mësohet se i ka qëndruar versionit të ekspertëve të cilët kryenin ekspertimin hetimor.

Ky version rrëzon historinë e gjykatës së El;basanite që njohu si qitës të parë Arbër Paplekajn. Ndërkohë hetimet janë të pezulluara ende prej nga ky të gjendet se cilët janë qitësat e tjerë që qëlluan atë ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA