Ish-futbollisti i kombëtares, Redi Jupi, bëri një analizë të lojës së Francës në këtë Euro 2024.
Ai u shpreh se kualifikimi i Francës është një nga rastet e rralla ku loja nuk është në nivelet e duhura, por që kapërcen fazat për kualifikim në çerekfinale.
“Në fakt Franca u fut në me te mirat me dy autogola dhe pa bërë asnjë gol nga aksionin. Është një nga rastet e rralla ku ka dhënë shumë pak edhe të kualifikohet. Franca e Deschamps nuk ka qenë asnjëherë e bukur dhe që ka bindur plotësisht. Ka edhe një fakt të rëndësishëm është që nuk ka pësuar gola.
Përveç një me penallti. Këto fitohen me mbrojtje të mirë. Ka fatin e madh që të ketë lojtarë që nuk i kanë skuadrat e tjera. Mbappe nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe, por ka qenë aktiv. Franca është mbrojtja e mirë solide, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të qarkullojnë topin. Kjo skuadër ka potencialet për të fituar”, tha Redi Jupi.
Top Channel