Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura 27/06 20:01
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi vendet që nuk ndihmojnë Amerikën për Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se SHBA është në bisedime me rreth shtatë vende për të ndihmuar në “patrullimin” e kësaj rruge të rëndësishme detare.
Ai shtoi se do të jetë interesante të shihet se cilat shtete do të vendosin të mbështesin Shtetet e Bashkuara në këtë nismë.
Sipas Trump, bëhet fjalë për një “përpjekje shumë të vogël”, por që sipas tij ka rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Top Channel